Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia e Shkodres procedon penalisht tre përsona…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 61 vjeç, banues në fshatin Kçirë, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Q., pasi ka kryer punime pa lejen përkatëse, në banesën e tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 21 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Kalldrun – Koplik”, motomjeti që drejtonte 21-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi N. Sh., 40 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 21-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

FOTO/ Punonjësit e Policisë në Shkodër bëjnë gjestin human, shpërndajnë dhurata për fëmjët e shtruar në spital

EMRI/ Jepte pasaporta të falsifikuara për të shkuar në SHBA dhe Angli, arrestohet 54-vjeçari…

Benet Beci: Projektet strategjike: Lidhjet rajonale të Shkodrës, rruga e Dukagjinit…