Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Aksident me pasojë vdekjen në qytetin e Shkodrës…

Shkodër/ Përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital, arrestohet 53-vjeçarja. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe. Shtetasja M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Lorenco Vila i Teutës: Të fitojmë katër ndeshjet tona, pastaj do të shohim si do të…

VIDEO/ Beci: vetëm me punë duhet ta bëjmë Shkodrën për fëmijët tanë të mrekullueshëm…

Josa: Tirana merr titullin me 99%, Vllaznia rrezikon shumë pasi…