Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Vllaznia për fitore në Korçë/ Kuqeblutë me mungesa, por Shtubina është optimist për fitore…

Pas një pushimi rreth dy javor të ndeshjeve zyrtare për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi, kategoria Superiore e futbollit shqiptar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 9-të. Ato nisin me sfidën Skënderbeu-Vllaznia, takimi i parë që hap ballafaqimet e kësaj jave për të vijuar më pas të dielën dhe të hënën me ndeshjet e tjera. Ndryshe nga pragndeshjet e mëparshme, këtë radhë në konferëncën e shtypit nuk ka qënë trajneri i parë Migen Memelli, por është paraqitur zv.trajneri Ndriçim Shtubina.

Përpos dëmtimeve dhe mungesave që janë prezent në skuadër, Shtubina ka besim se Vllaznia ka forca për t’ia dalë që të marrë fitoren tre pikëshe në këtë ndeshje.

E veçanta e kësaj ndeshje për Shtubinën është se ai kthehet në një qytet ku ka luajtur më herët për Skënderbeun.

Sfida, Skënderbeu-Vllaznia, luhet nesër në stadiumin korçar “Skënderbeu” duke nisur nga ora 17:00.

Related posts

Lika: Tirana është më afër arritjes së objektivave. Nesër, shpresoj të fitojë…

Parandalohet atentati në Lezhë, policia arreston dy përsona…

Za Fest, festivali që ngjyros me muzikë kalanë Rozafa