“Ahengu Shkodran” riktheu edhe njëherë tjetër traditën e bukur të këngëve të vjetra të këtij qyteti, kënduar dikur nëpër oborret e shtëpive të Shkodrës. Ky edicion i 11-të u zhvillua në mjedisin e jashtëm të shtëpisë muze “Oso Kuka” ndërsa fokusi ishte grupi i mirënjohur “Karajfilat që ka Shkodra” në 40-vjetorin e krijimit të tyre, ekzistues akoma edhe sot e kësaj dite. Ata i dhuruan publikut të pranishëm atmosferë me interpretimet e tyre.
Edhe në këtë edicion nuk munguan artistët e njohur të këngës shkodrane, pjesë e qendrës kulturore “Pjetër Gaci” ndërsa repertori i kësaj nate përfshinte këngë dhe valle të kënduara.
Për organizatorët ka rëndësi vazhdimi i traditës së bukur të përcjelljes së këngës shkodrane tek brezat e rinj.
Drejtuesja e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Amila Gjyrezi, garantoi mbështetje për artistët dhe organizime të tilla edhe në të ardhmen.
“Ahengu Shkodran” do të përcillet në ditët në vijim për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH si një ekskluzivitet i tij.