Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vrasja në Dukagjin, policia e Shkodrës del me njoftim zyrtar…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gjin Guri dhe Zef Guri.

Shtetasi Gjin Guri po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Zef Guri ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

Related posts

Ndryshime në policinë e Shkodrës. Largohet nga drejtimi i Policisë së kryeqendrës së veriut, Ervin Hodo…

1 Maji/ Benet Beci kujton kohen kur ishte drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit: kemi bërë mbi 91 projekte në Shkodër…

26 vjeçari plagos me thikë babë e birë në Shkodër…