Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Nis rikonstruksioni i fushes sportive “Reshit Rusi”…

Në impiantin sportiv “Reshit Rusi” në Shkodër, po punohet për përmirësimin e të gjitha ambienteve të tij. Ndërhyrja po realizohet nga Bashkia, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare të grupeve të UEFA Champions League për Femra që do të luhen në Shkodër në datat 6 dhe 9 shtator.

Stadiumi “Reshit Rusi” do të jetë në dispozicion për stërvitjen e ekipeve, Valur (Islandë), Fomget Gençlik (Turqi) dhe Hajvalisë (Kosovë), që do të mberrijnë ne Shkodër për këto ndeshje, të cilat janë të parat e këtij niveli që zhvillohen në Shqipëri.

Related posts

Popullsia e botës arrin në 8 miliardë banorë. Sa njerëz mund të mbajë planeti ynë?…

Vendimet e Disiplinës, Egnatia duhet të largohet nga Rrogozhina…

“A përfaqëson Luizi një shkodran?”, ja komenti që ka sportisti Erkand Qerimaj për banorin e Big Brother: Më është bërë ftesa, por edhe në burg…