Shkodra Post
Uncategorized

Shkodër vijon puna për ndërtimin e korsive të biçikletave/ Aktualisht po punohet në rrugën “Daut Boriçi”…

Pas përfundimit të ndërtimit të korsisë së biçikletave në segmentin Xhabije –Parrucë, sot në qytetin e Shkodrës po punohet në një tjetër rrugë , atë të “Daut Boriçi” ose Ura Dervishbeg.

Megjithëse faza e parë ka përfunduar prej disa kohësh, ditën e sotme punimet nga firma kontraktuese ishin përqëndruar në shtrimin e asfaltit. Qytetarët thonë se kjo korsi do të ndihmojë të lëvizin pa problem gjithë përdoruesit e biçikletave .Ndërkohë Bashkia Shkodër bëri thirje një ditë më parë të gjithë drejtuesve të automjeteve të cilët parkojnë në anën e rrugës që po punohet, të mos bëhen pengesë për kryerjen e punimeve.

Në të kundërt nga mëngjesi i sotëm , do të ndërhyhet me karrotrec për largimin e mjeteve, si dhe do të aplikohen gjobat.

Related posts

Kolë Idromeno, artisti shumëdimensional/ Ai njihet si projektuesi i Shkodrës evropiane…

Bardh Spahia: Problemet me të cilat përballen banorët e Njësisë Administrative të Shalës janë të shumta…

Rehabilitimi i rrugëve të qytetit/ Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” do të rivishet me asfalt në tërë gjatësinë e tij…