Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Nis puna për riparimin e urës së vjetër të Bunës/ Iniciativë e Benet Becit me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes…

Edhe pse nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyren e Kryetarit te Bashkise Shkoder, zoti Benet Beci ka nderhyre per gjetjen e mundesise per riparimin e dyshemes se Ures se Vjeter te Bunes, fale mbeshtetjes nga Ministria e Mbrojtjes.Ky institucion e ka ne varesi te perbashket kete Ure me Drejtorine e Trashegimise Kulturore ne Shkoder, e shpesh kjo eshte kthyer ne debat per pergjegjesine e mirembajtjes se saj.

Duke marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura nga komuniteti edhe permes mediave, z.Beci ka nxitur bashkepunimin mes institucioneve dhe si rezultat, sot ka nisur puna për riparimin e urës.

Ura e vjetër e Bunës është kthyer prej disa kohesh në një shqetësim per kalimtaret, pasi dëmtimi I shpeshte i dyshemese prej dërrase vështirëson qarkullimin dhe paraqet rrezikshmeri, si per kembesoret ashtu edhe per pedaluesit dhe motorcikletat te cilave u lejohet kalimi.

Related posts

Operacioni policor “Porosia e Fundit”, bien në pranga 4 të rinj bë Shkodër…

Bardh Spahia: Rinia do të jetë bashkëudhëtare e ndryshimeve që Shkodra do të ketë në drejtimin tonë 4-vitet në vazhdim

Shkodër-Muriqan, 300 mln euro/ Zëvendëskryetari Bejleri: Kryesore ndërtimi i urës me katër korsi…