Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në lagjen Skenderbeg të Shkodrës…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Related posts

Pas sherrit, Luizi nis fushatën për të nxjerrë Efin nga “BBVIP”: Vë bast që ikën të shtunën…

Rrezik permbytje ne fundjave, bashkia Shkoder njofton banoret…

Bardh Spahia: Pulti ashtu si e gjithë zona e Dukagjinit vuajnë pasojat e harresës dhe indiferencës shtetërore…