Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Arrestohet 47 vjeçari i dënuar në Itali me 14 vite burgim…(EMRI)

DVP Shkodër/ Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 47-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me mbi 14 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Interpol Tiranës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në lagjen “Dobraç”, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

  • Armand Dani (Isaj), 47 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Shtetasi Armand Dani duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Related posts

Kujtimi njeriu që peshon shkodranët/ Prej 32 vitesh ai del çdo ditë në pedonale me peshoren e tij…

Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë…

“Si ke NDJE”/ Benet Beci e çel diten më këngën më të re për Shkodren…(VIDEO)