Shkodra Post
AktualitetSport

Finalja e FSHF Cup/ Panthers Shkodër fiton me goleadë dhe rrëmben trofeun

Sezoni i futbollit amator 9×9 po i drejtohet fundit, teksa është shpallur dhe verdikti i parë i edicionit 2022/2023 me finalen e FSHF Cup. Panthers Shkodër dhe Hidro Alfa u përballën në finalen, që u luajt në fushën e Shtëpisë së Futbollit e që dhuroi spektakël dhe gola.

Panthers kaluan në avantazh në pjesën e parë me golin e Albert Milës, ndërsa në pjesën e dytë thelluan rezultatin me golat e Besford Gjoklajt, Irlind Zajas dhe Valdano Nimanit, duke fiksuar shifrat përfundimtare në rezultatin 4-0 dhe duke siguruar kështu trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin amator.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e rastit me Drejtorin e Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri dhe specialistin e këtij sektori, Igli Mumajesi, të cilët i dorëzuan ekipit fitues medaljet dhe trofeun e FSHF Cup.

Një sezon vërtetë i suksesshëm për futbollin amator, teksa javën e ardhshme pritet të shpallet edhe skuadra kampione e kampionatit FSHF Sunday League Albania, me Prestige dhe Kastriotët që do të përballen në finalen e madhe për titullin.

Related posts

Të shtëna me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodres

Benet Beci intervistë me gazetaren Mirela Milori…

Luiz Ejlli shijon famën, ja shuma marramendëse që merr për një performancë në lokale e natës…