Të dashur banorë të Vau Dejës![]()
Me votën tuaj i dhatë vlerë triumfit të lirisë, dinjitetit njerëzor, dhe shëmbullit për të shkuar përpara![]()
Dua të falenderoj secilin prej jush, që me vullnet të plotë më besuat për t’i dhënë Vau Dejësit hijeshinë që meriton![]()
Përulem ndaj çdo banori të Bushatit, Hajmelit, Vig-mnelës, Temalit, Shllakut dhe Vau Dejës
!
Shtabi elektoral, i kryesuar nga të rinjët ishte pa dyshim nisja më e mirë drejt këtij rezultati! Sot i them FALEMINDERIT secilit prej tyre![]()
Ekspertë të fushave të ndryshme, ata që i dhanë vlerë hartimit të një programi që u mirëprit nga çdo banorë i Vau Dejësit!
Secilit prej aktorëve politik që më propozoi, besoi dhe më mbështeti! Duke nisur nga Kryetari aktual i Bashkisë Vau Dejës Mark Babani, e deleguara e Qarkut Znj. Elisa Spiropali, aleati yne, miku i të gjithëve Tom Doshi dhe Kryeministri i vëndit Edi Rama![]()
Mirënjohës për suportin më të madh që marr çdo ditë, mbështetjen e pa kushtëzuar të familjes![]()
Përqafime për secilin prej jush![]()
Nga sot nis ndryshimi, në rrugën e përbashkët për Vau Dejësin tonë![]()
Fitorja është e juaja, e gëzofshim të gjithë bashkë![]()
