Shkodra Post
AktualitetSport

Vllaznia, me 2 mungesa të rëndësishme ndaj Egnatias

Vllaznia do të udhëtojë në “Egnatia Arena” për t’u përballur me Egnatian në kuadër të gjysmëfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Ky takim do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 14:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat që synojnë edhe finalen e “Air Albania”.

Sfida e parë mes tyre ka përfunduar 1-1 dhe llogaritë e finales do të vendosen në Rrogozhinë.

Shkodranët si kampionët në fuqi do të synojnë të mbrojnë “kurorën”, por nuk do të jetë aspak e lehtë për ta.

Për këtë përballje Goce Sedlovski do të duhet të bëjë pa dy titullarë të rëndësishëm. Bekim Balaj dhe Erdenis Gurishta janë të dëmtuar dhe ndaj rrogozhinasve shanset janë të paktë që ata të zbresin në fushën e lojës.

Related posts

Malota: Kemi besim që do e kalojmë Vllazninë dhe shkojmë në finale. I vetmi ekip që na ka ardhur hakut është…

Bardh Spahia pjesë e Forumit Publik (POP): Prezantova programin tim për Shkodrën…

WhatsApp, sjell një veçori që do t’ju lejojë të përdorni të njëjtin numër në shumë telefona…