Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Pas ‘paktit’ me Benet Becin, KF Vllaznia: Jemi në pritje të Bardh Spahisë

Klubi Futbollit Vllaznia për herë të parë në historinë e tij ka hartuar një dokument strategjik për t’u zbatuar gjatë katër viteve të ardhshme, i quajtur “Pakti për Zhvillimin e Futbollit në Shkodër 2023-2027”.

Ky model strategjik para zgjedhjes së kryetarit të ri të Bashkisë së Shkodrës, është një qasje e re dhe një risi që kërkon të ndërtojë Klubi Futbollit Vllaznia me autoritetet e vendimmarrjes së ardhshme të qytetit tonë.

Realizimi i këtij programi mund të bëhet i mundur përmes angazhimit të aktorëve të qeverisjes në nivel lokal dhe qendror, institucioneve që qeverisin futbollin si dhe të gjithë partnerëve të interesuar.

Dokumenti në fjalë i është paraqitur kandidatëve potencial për të drejtuar Bashkinë Shkodër, për të marrë paraprakisht mbështetjen e tyre të cilët kanë shprehur njëkohësisht angazhimin dhe mbështetjen për zbatimin e këtij dokumenti strategjik.

Ditën e dielë, me datë 7 Maj, në prezencën e të gjithë drejtuesve dhe lojtarëve të Klubit të Futbollit Vllaznia u organizua takimi i parë prezantues me kandidatin për Kryetar Bashkie z.Benet Beci i cili shprehu vlerësimet maksimale dhe mbështetjen e plotë për zbatimin e këtij pakti duke e nënshkruar në mënyrë publike.

Duke falenderuar z.Beci për mbështetjen, mbetemi në pritje që në ditët në vazhdim të realizojmë nënshkrimin e këtij Pakti me z.Bardh Spahia.

Related posts

Prezantohet në Shkodër drejtuesi i ri i Policisë…

Enea Jorgji rikthehet në fushë për ndeshjen e Vllaznisë

Shkodër/ Arrestohen 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale…