Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Degradimi i Kullës së Inglizit/ Dy prej familjeve kërkojnë ndihmën e shtetit…

Disa vite më parë, Kulla e Inglizit kishte si bashkëpronar 28 familje, sot 1 brez më pas ky numër është bërë disa herë më i lartë ku pjesa dërmuese e tyre jetojnë jashtë vendit duke mbetur shkaku kryesor i mungesës së ndërhyrjes në këtë objekt!

Adnan Ulqinaku dhe Abdullah Çoba janë 2 prej këtyre familjeve.Në një prononcim për mediat, ata kërkojnë tu jepet dritë jeshile për restaurimin e kësaj kulle e cila nga dita në ditë po shkon drejt degradimit.. Ulqinaku dhe Çoba janë të gatshëm për të bashkëpunuar si në përballimin e shpenzimeve po ashtu edhe në marrëveshjet me drejtorinë e kulturës dhe trashigimisë kulturore.

Kulla u ndërtua rreth çerekut të fundit të shekullit të 19-të me fondet e nënshtetasit anglez Lord Paget që kishte ardhur në Shkodër me mision politik e fetar. Ai e ndërtoi kullën në mënyrë të tillë që të kryente funksionin si banesë dhe seli për misionin e tij në Shqipëri. Ndërsa sallonin e madh e ndërtoi me dekoracionet të stilit oriental. Të gjitha sot janë drejt shëmbjes, e më shumë se kurrë nevojitet vëmendje ndaj tyre!

Related posts

Benet Beci: Mira është një emigrante që përgjegjësia qytetare për të votuar e ka sjellë në qytetin e lindjes…

Shehi: E dimë që na pret një ndeshje ndaj një rivali historik, ne do marrim…

Vihen në pranga 3 shtetas nga Shkodra për mashtrim, sekuestrohen 130 mijë euro…