Shkodra Post
AktualitetSport

Trajneri i Kastriotit i kënaqur me barazimin ndaj Vllaznisë, vlerëson arbitrin Jorgji

Kastrioti ia doli të merrte një pikë ndaj Vllaznisë, në ndeshjen që përfundoi 2-2. Pas sfidës trajneri i krutanëve, Emiljano Çela tha se skuadra dha maksimumin dhe rezultati ishte i drejtë.

“Kastriotit sot nuk i mungoi asgjë. Lojtarët dhanë maksimumin. U munduam të bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje. Pësuam një gol aksidental. Pastaj gjetëm forcat dhe barazuam.

Punuam diçka në pushimin ndërmjet pjesëve. Siç e patë edhe vetë, çdo gjë u bë emocionale. Ekipet shkuan të dyja të hapura. Jam i kënaqur me djemtë e mi. Dhanë maksimumin. Mendoj se mund të meritonim më shumë nëse do të ishim të kujdesshëm. Barazimi ishte rezultati më i drejtë.

Eksperimentet? Deri në arbitrat mos të na japin më kartonë të kuq. Në ndeshjen tjetër do të fusim lojtarët e tjerë. Dua të përgëzoj Enea Jorgjin, më i miri në Shqipëri. Është i gjyqtar që të sjell qetësi. Më të mirët në Shqipëri bashkë me Juxhin Xhajën.

Tirana bën golin dhe kartonin i marrim ne, pavarësisht se provokojnë atë. Ata s’u dënua askush. Sot futëm një djalë të ri që bëri një ndeshje të mirë. Bejzaden e futëm sot qendërmbrojtës. Për një lojtar të ri dhe pa eksperiencë, të luajë në një rol jonatyral është shumë e vështirë. Ka bërë një ndeshje shumë të mirë”, tha ai. /balkanweb

Related posts

Njihuni me skuadrën më ‘agresive’ të Superiores

Spahia: Kënaqësi të nisësh ditën ndryshe, krah atyre që marrin dhe japin një kontribut të çmuar në komunitetin tonë…

Benet Beci: Disa përgjigje për parkun në Hyrje të Shkodrës…