Shkodra Post
AktualitetSport

Rikthimi në elitë me objektiva madhor, Dinamo godet me yllin e Superiores

Pas një viti në Kategorinë e Parë, Dinamo arriti të siguronte ngjitje në Superligë dhe tashmë dinamovitët kanë nisur punën të ndërtojnë një skuadër kompetitive që nuk do të llogarisë më mbijetesën por të synojë objektiva si Europa apo pse jo edhe titulli kampion.

Skuadra kryeqytetase ka bërë tashmë zyrtarisht “goditjen” e parë në merkato dhe quhet Albion Marku. Mbrojtësi i krahut u ble në merkaton e verës nga Lokomotiva e Zagrebit dhe u huazua tek Teuta pasi blutë ishin një kategori më poshtë.

22-vjeçari do jetë një “aset” i shtuar krahun e djatë të mbrojtjes për skuadrën. Ish-lojtari Partizanit këtë sezon me “Djemt e Detit” ka zhvilluar 29 ndeshje duke qenë kështë një lider i padiskushëm.

Minutazhi dhe eksperienca e mëparshme e bën djalin nga Rrësheni që të jetë i ambjentuar mjaft mirë me kampionatin shqiptarë dhe të jetë i gatshëm për sfida ku presioni është më i madh. /newsport.al

Related posts

Shkodër/ Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor

Basketbollisti i Tiranës: Tirana kampion në futboll? Sigurisht që po. Është Tirana, 10 vende bosh, pastaj janë skuadrat e tjera

VIDEO/ Policia e Shkodrës sekuestron armë dhe kanabis, shpallen në kërkim dy vëllezër…