Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci zbulon ofertën për Shkodrën në Quo Vadis…

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci ka zbuluar ofertën e tij për kryeqendrën e veriut.

Në Quo Vadis në Vizion Plus, Beci tha se Shkodra është qendra e Rajonit, e cila është lënë në harresë dhe nuk ka projekte konkrete për zhvillimin e vendit.

Beci theksoi se ai ka projekte të cilat do marrin jetë nëse merr votbesimin e shkodranëve, për të lidhur qytetin me Ulqinin apo Gjakovën.

“Ta kthejmë Shkodrën në historinë e saj. Shkodra ka qenë qendra e Rajonit. Kur vinin nga Ulqini në Shkodër, të gjithë tregonin në Ulqin se çfarë bëhej në Shkodër. Sot është e kundërta. Shkodranët shkojnë andej, punësohen atje, mendojnë se është më atraktive. Shkodra duhet të kthehet në qendrën e Rajonit. Shkodra është një perlë, një xhevahir. Shkodra duhet të jetë qendër ekonomike dhe i ka të gjitha burimet natyrore dhe njerëzore.

Kemi një universitet të jashtëzakonshme, Shkodra vuan nga largimet, siç vuan nga çdo gjë tjetër. Në Shkodër duhen investime. Sot në Shkodër nuk ke as fasada. Je në një hyrje, që vetëm hyrje qyteti nuk është. Pjesa e jashtme e Shkodrës, është e rëndësishme të ketë lidhje me Ulqinin. Ne kemi një projekt që është Buna, të jetë i lidhur me Gjakovën apo pjesën tjetëqr mbi liqen. Të gjithë konceptet do e bëjnë Shkodrën një qendër historike”.

Related posts

Si sot, më 9 shtator 1946, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend…

“I burgosuri ordiner Xhevdet G., nga Shkodra, me J. Baçe, një ndyrësirë nga Vlora, e me kapter Hodon, e masakruan Zefin dhe pa i dalë shpirti, e mbuluan…”/ Dëshmia rrëqethëse e Ventigjar Hamzaraj…

Kumbari i Madh / 15 arsye pse mafia shqiptare bën ligjin në Ekuador, kush janë bosët…