Shkodra Post
AktualitetSport

“Më thanë majmun dhe zezak”, lojtari i skuadrës në Kategorinë e Dytë denoncon skandalin dhe akuzon arbitren

Një mbrojtës brazilian akuzon për racizëm në futbollin shqiptar, më saktësisht në Kategorinë e Dytë. Quhet Paulo Vitor dhe është 27 vjeç, teksa luan këtë sezon me Butrintin e Sarandës. Për herë të parë në futbollin shqiptar ka ardhur dy vite më parë si pjesë e Gramozit të Ersekës.

Së fundmi, pas ndeshjes që Butrinti luajti në transfertë me Devollin, ku humbi me rezultatin e thellë 6-1, Vitori ka hedhur akuza të forta për vendimet që ka marrë në atë takim arbitrja Emanuela Rusta.

Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në pjesën e dytë.

“Dua të di se për çfarë arsye kjo gjyqtare ka vendosur të më ndëshkojë mua. Lojtari i Devollit më ka quajtur majmun në sytë e saj dhe ajo nuk i ka tërhequr as vëmendje atij, por më ka përjashtuar mua nga loja.

Thjesht doja respekt, sepse edhe në ndeshjen e parë, i njëjti lojtar më ka quajtur zezak, majmun dhe më tregonte që të shkoja e të haja banane. Edhe ata gjyqtarë në ndeshjen e parë nuk morën asnjë masë. Fatkeqësisht ky është futbolli shqiptar”, shkruante i indinjuar në rrjetet sociale, mbrojtësi i skuadrës sarandjote. /panoramasport

Related posts

Policia e Shkodrës identifikon autorin e vrajes së 19 vjeçarit Erion Xhenje…

43% të shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta për paga; Shkodra, Tirana dhe Kamza rekord punësimesh

Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.