Shkodra Post
AktualitetSport

Titulli kampion do të vendoset në finalen e pestë! Tirana bën përmbysjen ndaj Besëlidhjes

Tirana në basketboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e sotme 82-66 ndaj Besëlidhjes në finalen e katërt play off luajtur në “Feti Borova”, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve.

Lezhjanët udhëhiqnin 2-0 në 2 ndeshjet e para, por kryeqytetasit kanë bërë mrekullinë teksa barazuan në 2 të fundit duke “gatuar” kështu një përmbysje të madhe për titullin kampion.

Një ndeshje emocionuese për 30 minuta në një pallat sporti të mbushur plot, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren, por duket se presioni te skuadra lezhjane ishte më i madh, duke mos dhënë në fushë atë që pritej. Ndërsa Tirana nuk kishte asgjë për të humbur dhe luajti më mirë, duke e merituar fitoren.

Nëse Besëlidhja do të fitonte sot, gjithçka do të merrte fund por djemtë e Erkand Karaj u treguan më të zotë dhe lënë gjithçka për ndeshjen e 5-të dhe të fundit. Besëlidhja kërkon titullin e parë në histori ndërsa Tirana të 21-tin.

Për Tiranën u dallua Davis me 24 pikë, ndërsa 40 pikët e dyshes Robinson-Bernard për lezhjanët mbetën për statistikë.

Related posts

Në kërkim për plagosje dhe grabitje, policia e Shkodrës arreston 38 vjeçarin…

Spahia: Në Velipojë pritja entuziaste dhe fryma e fitores nga banorët e saj në këto orë të fundit të fushatës është e dukshme…

Tjetër rrugë bëhet me një sens kalimi për automjetet, bashkia Shkodër jep njoftimin…