Shkodra Post
AktualitetSport

Gjyqtari u lëndua. Në mungesë të një tjetri, zgjidhja erdhi nga… tribunat

Një situatë mjaft e pazakontë është parë të shtunën në takimin e skuadrave gjermane të ligës së tretë Wehen dhe Meppen.

Pas vetëm 21 minutash lojë, gjyqtari asistent Marius Schluwe u lëndua dhe ndeshja u ndërpre përkohësisht.

Duke qenë se në kategorinë e tretë të futbollit gjerman nuk ka asnjë gjyqtar të katërt, nuk kishte njeri që të zëvendësonte të dëmtuarin Schluwe.

I deleguari i ndeshjes u gjend në një situatë mjaft të vështirë për shkak se ndeshja nuk mund të vazhdonte, por për fat të mirë të lojtarëve Wehen dhe Meppen u gjet një zgjidhje nga shikuesit në tribuna.

Jannis Jaschke, gjyqtari që gjykon kategorinë e pestë të futbollit gjerman, ishte duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna.
Ai pranoi të merrte flamurin në duar dhe shpëtoi ndeshjen, e cila përfundimisht përfundoi me fitoren 2-1 të Meppen.

Related posts

Bashkia Shkoder njofton qytetaret: Ditën e nesërme, dt. 17.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”…

Kristian Shkreli: Me banorët e fshatit Karmë, ndaj të cilëve kemi shumë detyrime!…

Spahia: Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral që kemi hartuar për 4-vitet në vazhdim…