Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Humbja me Tiranën, shpërthen Çela: Goli ishte jashtë loje, Kastriotin nuk e duan në elitë

Kastrioti pësoi disfatë 1-0 ndaj Tiranës në Superligë. Pas takimit, tekniku i krutanëve, Emiljano Cela ka dhënë mendimin e tij për mediat.

“S’dua të bëj analizë teknike taktike. S’doja të dilja këtu. Çfarë kuptimi ka kur ekipi kundërshtar e bëri golin jashtë loje dhe e stopoi me dorë. Gjatë gjithë lojës arbitri ka qenë në favor të Tiranës. S’dha asnjë faull në favor tonë. Në fund isha i lumtur sepse po e mbyllja një ndeshje me 11 veta.

Arbitri na kishte ruajtur një surprizë në fund duke na nxjerrë dy lojtarë me të kuq. E pashë pas ndeshjes se çfarë ndodhi. Çfarë kishin bërë lojtarët e mi, atë kishin bërë dhe ata të Tiranës. Ishim ne atë që u dënuam dhe u ndëshkuam. E kanë ndarë mendjen.

Kastriotin nuk e duan më në Kategorinë Superiore. Kisha parë shumë situata të tilla, por në mënyrë kaq të dhimbshme, nuk më ka ndodhur. E them të dhunshme sepse është e çuditshme sepse në 8 ndeshje çdo gjë që bëjmë përkthehet në kartona. Dy ditë para ndeshjes morëm vesh që Kodra është dënuar në 8 javë.

Jam i kënaqur me lojtarët. Kanë luajtur jashtë pozicionit të tyre plot 4 futbollistë. Çdo gjë e adoptuar, edhe mënyra e lojës ishte e adoptuar. Duhet të kishim bërë më tepër në fazën e mbajtjes së topit. E theksoj edhe një herë që goli i Tiranës erdhi nga një aksion i parregullt. Pati faull dhe stopuan topin me dorë. Gjatë gjithë kohës arbitri ishte tendicionoz.

I uroj suksese ekipit të Tiranës. Është e dyta që fiton me ne në këtë mënyrë. Më shumë më vjen keq për lojtarët që dolën me të kuq. Më vjen keq që nuk i kanë bërë federimin Bekim Kulit, se do të më shërbente shumë”, tha ai. /balkanweb

Related posts

Benet Beci: Projektet strategjike për Shkodrën- Business Park North (BPN) Parku i Biznesit I Veriut…

VIDEO/ Bashkia e Shkodrës po finalizon një tjetër investim infrastrukturor në rrugën “Dragushej”…

9 Maj Dita e Evropës, Spahia: Sa shumë sakrifica të bëra nga populli shqiptar për të qënë i barabartë me popujt evropian…