Në prag të zgjedhjeve vendore na lind natyrshëm nevoja për të analizuar synimet dhe arritjet e bashkisë së Shkodrës sa I përket tremujorit të parë të vitit 2023, duke u bazuar tek postimet e ndara në faqjen facebook “Bashkia Shkodër”.
Çfarë tërhoqi menjëherë vëmendjen tonë ishte numri i lartë I postimeve dedikuar takimeve apo veprimtarive honorifike të kryetarit Bardh Spahia. Duket se kryetari ka një axhendë të ngjeshur pritjesh në zyrën e tij. Këto veprimtari qe na tingëllojnë më së shumti “qoka” I pasqyron në faqjen e tij personale në facebook nga ku më pas ndahen dhe në faqjen zyrtare Bashkia Shkodër. Jo pak herë na ra në sy se shumica e postimeve të bashkisë vijnë pikërisht nga faqja personale e kryetarit, si një formë promovimi personal, një monolog konstant. Këto veprimatari mbulojnë rreth 30% të punëve të pasqyruara nga bashkia, shifra më e lartë krahasimisht me qytete të tjera si : Elbasani, Korça, Lezha apo Puka.
Një hapësirë gjithashtu e madhe (27%) I është dhënë tremujorit të parë të vitit postimeve kulturore ku perfshihen aktivitete artistike, sportive e fetare. Gjithashtu dhe organizime për fëmijë e të rinj. Shkodra ka një traditë të pasur të jëtës artistike ndër breza që gjen mënyren të levrojë me apo pa mbështetjen e bashkise. Një pjësë të këtyre postimeve, ata që I dedikohen rinisë, na tingëllojnë më shumë si forma rekrutimi por qofshim të gabuar.
Një pjësë të konsiderueshmë të postimeve (rreth 20%) mbulojnë punët operacionale të qytetit. Shohim të pasqyruara zhbllokime kanalesh, pastrime në segmente rrugore, riparim stolash, mbledhje të departamenteve te ndryshme operacionale. Telajo e një qyteti në punë e sipër, I gjallë, aktiv por në kontrast të fort me investimet konkrete që përmirësojnë jëtën e qytetarëve.
Vetëm 3% e aktivitetit të bashkisë janë investime si ndërtime rrugësh apo rikonstruksione të ndryshmë. Një shifër kaq e ulët është alarmante nësë I referohemi sërish statistikave të qyteteve të tjëra ku shohim deri në 28% investime në Lezhë apo 35% në Elbasan. Një statistikë e trishtë për një qytet që ka nevojë më shumë se kurrë për një plan urbanistik cilësor, të premtuar shumë herë.
E teksa bashkitë e tjera (Elbasan, Korçë, Lezhë, Pukë) përdorin rrjetet sociale më së shumti për të treguar arritjet e tyre, bashkia Shkodër I lë pas në një tjetër kategori : postimet politike. 15% I dedikohen pikërisht postimeve me ngjyrime politike, aludimeve drejtë qeverisë apo takimeve të ndryshme me politikanë të huaj. Duket se kjo është një kategori me të cilën kryetari aktual I bashkisë krenohet jo pak e megjithatë nuk na tregon asnjë benefit konkret për qytetin.
Një kategori e vakët është ajo e thirrjeve për aplikim. Në tremujorin që lamë pas shohim vetëm një thirrje për përdorim të stacioneve në plazh përgjatë sezonit. E teksa në qytetet e tjera të vëzhguara thirrjet për aplikim konsistojnë shpesh në trajnime për zhvillimin profesional të të rinjve fatkeqësisht dhe këtu Shkodra nuk garon.
Tema e postimeve që merr pak vëmëndje (vetëm 3%) është turizmi. Disa postime sporadike e jo fort ndjellëse na ftojnë të vizitojmë Shkodrën më shumë si një detyë që duhet bërë. Shkodra është tashmë një destinacion I vlerësuar nga turistët e huaj që mahnitet më shume prej potencialit të saj se sa për atë çka ofron aktualisht. Zhvillimi I turizmit do duhet të ishtë një nga prioritetet e bashkisë për të zhvilluar ekonominë lokale. Nëse e krahasojmë me qytete të tjera si Korça ku është vendosur theksi tek turizmi me 35% të postimeve, kuptojmë se Shkodra është ende larg ndërtimit të një plani të mirëfilltë të zhvillimit të turizmit.
Të gjitha statistikat e analizuara e të krahasuara më qytete të tjera të vendit na bëjnë të vrasim mendjen në lidhje me prioritetet e kryetarit Spahia dhe vizionit të tij apatik që deri më tani nuk ka dhënë asnjë provë konkrete se mund të japë atë cfarë prëmton nga karrigia e tij e rehatshme. Shkodra ka nevojë për më shumë investime, plane zhvillimi të turizmit, punë të mirëfilltë pranë qytetarëve e më pak glorifikim e shtrëngime duarsh përpara objektivit të kamerave./gazetakohajone/