harrojmë se Shkodra është porta për hyrjen në Europë. Projekti i parë është për hyrjen e Shkodrës. Do të ketë edhe një rrugë për këmbësorët dhe biçikletat, si edhe një muze si tribut për të shkuarën e Shkodrës. Do të ketë fusha sportive si dhe parqe lojërash.’- u shpreh ndër të tjera Beci.
Po ashtu Beci u shpreh se ka hedhur idenë e Fondit të Zhvillimit të Shkodrës, për të cilin tha se do të ishte mekanizmi me të cilin bashkia do të menaxhonte fondet e donatorëve dhe të qeverisë në mënyrë që të realizojnë projekte të tilla.
Kam hedh idenë e Fondit të Zhvillimit të Shkodrës. Do të ishte mekanizmi që të merrte fondet, të ishte i varur nga bashkia i cili menaxhon fondet e donatorëve dhe të qeverisë dhe me procedura strikte dhe të qarta të kishim mundësi që të realizonim projekte të tilla. Na duhet kombinimi mekanizmit të projekteve me mekanizmin financiar.’- tha Beci.