Shkodra Post
AktualitetSport

Emri i ish-futbollistit të Vllaznisë nis të qarkullojë në Angli. E kërkojnë dy klube të Premier Ligës

Një emër i njohur për futbollin botëror, me një të kaluar edhe në futbollin shqiptar, është bërë objekt i dëshirave të dy klubeve të njohura të Premier Ligës.

“Bild” raporton se ish-portieri i Vllaznisë, Lutz Pfanenshtil, është një kandidat i mundshëm për të marrë rolin e drejtorit sportiv te Uest Hem apo Notingem Forest.

Pfanenshtil, i cili ka hyrë në librin e rekordeve Guinness për shkak se ka luajtur në çdo kontinent gjatë karrierës së tij, shkeli në futbollin shqiptar në sezonin 2006-2007, duke veshur fanellën e Vllaznisë.

Pasi mbylli karrierën si futbollist, ai nisi të skautit e më pas të drejtorit sportiv, ku u vu re se kishte shumë talent për këtë profesion. Nën drejtimin e tij, Fortuna Dyseldorf u ngjit deri në Bundesligë, e më pas, në vitin 2020, ai mori këtë rol te St. Luis Siti në MLS-në amerikane.

Oferta angleze duket tunduese për Pfanenshtil, por raportohet gjithashtu se puna që ka bërë në këto vite në MLS, e ka bërë një emër tërheqës edhe për klubet më të mëdha të futbollit amerikan.

Ata po shohin se si ish-portieri i Vllaznisë, dikur i njohur vetëm për aventurat e tij të çuditshme në vende ekzotike rreth e rrotull globit, tashmë është bërë një nga zbuluesit më të mirë të talenteve përtej Atlantikut. /panoramasport

Related posts

Luizi lë Tiranën dhe shkon direkt në Shkodër, zbulohet arsyeja…

“Plas” në Paris, PSG pezullon Lionel Messin

Na ka trishtuar thellë! Benet Beci reagon për vdekjen tragjike të eskavatoristit në rrugën e Dukagjinit…