Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Kastrioti mund Kukësin dhe vijon të shpresojë te mbijetesa

Kastrioti është i dënuar të besojë deri në fund te mbijetesa. Sot skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela mori një fitore shprese me shifrat 1-0 në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit.

Sfida nis mirë për verilindorët, të cilët i afrohen golit dy herë në dhjetë minutat e para. Fillimisht ishte Delimedjac, e më pas Basha, të dy lojtarët flirtuan me avantazhin por u ndalën vetëm nga shtylla.

Krutanët marrin epërsinë gjatë zhvillimit të një këndorje në mesin e fraksionit. Saktësi vrasëse e Santiago Selmani, goditje që përfundon pas shpinës së Tafas.

Ekipi i Hallaçit provon të reagojë, të besuarit e Çelës ishin mirë të pozicionuar, duke lënë shumë pak hapësira.

Kastrioti renditet e fundit me 31 pikë, 2 më pak se Bylis i vendit të nëntë. Në krahun tjetër, komplikohet gjithçka për Kukësin, që e sheh veten në vendin e tetë me 36 pikë( nuk fiton prej 5 ndeshjesh).

Related posts

Kryhet me sukses ndërhyrja delikate nga mjekët Ortoped në spitalin e Shkodrës…

Shpallet fituesi i kontratës 2.7 mln euro për Shirokë-Zogaj-Mali i Zi…

Spahia në rajonin nr.5: Besimi që tregojnë ndaj alternativës tonë, dëshmia më e bukur e fitores së madhe të 14 Majit…