Vllaznia dhe Bylisi kanë ndarë pikët në “Loro Boriçi” në sfidën e javës së 27-të të Superiores.
Vllaznia nuk ka arritur që të fitojë ndaj Bylisit, sfida ka përfunduar në barazim pa gola. Një përballje me një dominim të mallakastriotëve që ishin disa herë pranë golit, por fatin nuk e kishin me vete. Megjithëse në krye të Vllaznisë debutoi Auron Miloti, sërish shkodranët treguan se nuk po kalojnë momente të mira në këtë edicion futbollistik.
Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste nga të dyja ekipet, ekzaktësisht me Jonuzin për Vllazninë dhe Ruçin e Kaçorrin për Bylisin. Ndërsa pjesa e dytë prodhoi më shumë aksione, raste. Ballshiotët do t’i afroheshin në jo pak raste golit, teksa barazimi ishte rezultati më i drejtë i takimit.
Me këtë barazim Vllaznia pozicionohet në vendin e 4-të me 38 pikë, ndërsa Bylis në vendin e 9-të me 29 pikë.