Shkodra Post
Uncategorized

Protesta mbështetet nga pushteti vendor dhe politika/ Bashkia akuza qeverisë! Deputeti i PS Beci: Solidar me kërkesat e banorëve…

Protesta e zhvilluar për rrugën e Dukagjinit ka sjellë reagimin e bashkisë së Shkodrës që bëri përgjegjëse qeverinë e cila sipas nënkryetarit të bashkisë Tonin Dedaj nuk e ka parë më prioritet këtë segment rrugor. Numri dy i bashkisë së Shkodrës tha se ka informacione të sigurta se në vitin 2013 është tenderuar faza e parë e rrugës në kohën kur ishte drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci sot deputeti i Shkodrës, por ky fond sipas nënkryetarit të bashkisë nuk u alokua asnjëherë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti Benet Beci i cili ka shprehur solidarizimin me kërkesën e banorëve për ndërtimin e rrugës. Sot në Shkodër pati një protestë me pjesëmarrje të madhe të banorëve e ish-banorëve të zonës së Dukagjinit para bashkisë e prefekturës, për rrugën e Dukagjinit. Dua të përshëndes të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e madhe dhe qytetarinë nga a cila u karakterizua e gjithë protesta.Jam plotësisht solidar me ta në kërkesën për ndërtimin e rrugës. Përgjatë viteve e kam përshkuar disa herë atë rrugë dhe duke patur përvojën e thuajse të gjitha rrugëve rurale të Shqipërisë besoj se është ndoshta më e vështira dhe më e rrezikshmja në vend.
Ndërkohë deputeti Beci thotë se po shikohet mundësia për financimin e rrugës me Qeverinë Shqiptare dhe donatorë të huaj.


Gjatë këtyre viteve është punuar për të përfunduar lidhjen rrugore Qafë Thore-Theth; po punohet për segmentin e rrugës Theth-Ndërlysaj dhe ka përfunduar plotësisht projekti i detajuar teknik nga Prekali në Ndërlysaj së bashku më një degëzim të rëndësishëm që lidh me Lekbibajn dhe zonën e Gjakovës në Kosovë.Kjo lidhje do të krijojë një unazë përfundimtare të Alpeve dhe do të jetë një mundësi për rivitalizimin ekonomik në zonë.

Sigurisht duke qenë një rrugë shumë e gjatë, e vështirë dhe malore, ka një kosto financiaretë konsiderueshme të investimit. Jemi duke parë të gjitha mundësitë për financimin e rrugës me Qeverinë Shqiptare dhe donatorë të huaj.Shpresoj që së shpejti do të kemi lajme të mira; kjo protestë sot vetëm më motivon shumë më tepër që rrugën të mund ta bëjmë realitet përfundon statusin deputeti Beci.

Related posts

Vonesa dhe polemika, Vllaznia merr fitore të artë për Europën përballë Teutës…

Benet Beci: Ekonomia e fortë krijon kulturë, por edhe kultura krijon ekonomi…

Shkodër/ Pranga 47 vjeçarit, kapet me pistoletë pa leje dhe me fishet gati për qitje…(VIDEO)