Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Sulmet kibernetike, nga nesër nuk do të ketë aplikimet për pasaporta dhe karta identiteti…

Njoftim i Gjendjes Civile

Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr nje sërë masash të integruara.

Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.

Related posts

Bardh Spahia me banorët e Shoshit, shpalos 3 pikat e programit për këtë zonë…

VIDEO/ Maturanti nga Shkodra krijon një dron, Hoti: Nuk më është ofruar mbështetje…

Ndryshim i momenteve të fundit, AEK-PAOK drejt… Elbasanit