Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Aksident i rëndë në Beltojë, plagosen 6 përsona…

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Beltojë, janë përfshirë në aksident rrugor, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. Gj., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve, shtetasi I. Gj. është në gjendje të rëndë, si dhe janë dëmtuar gjithashtu shtetasit D. Gj., 54 vjeçe, O. G., 44 vjeçe dhe A. H., 25 vjeçe, pasagjere në këto automjete.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related posts

Bie nga tribuna presidenti i Erzenit, tifozët shijakas paralajmërojnë arbitrin

Trajneri i Vllaznisë: Lojtarët dhanë gjithçka nga vetja, ja gjendja e Balaj

Spahia: Kënaqësi të nisësh ditën ndryshe, krah atyre që marrin dhe japin një kontribut të çmuar në komunitetin tonë…