Shkodra Post
AktualitetKulturë

Za Fest, festivali që ngjyros me muzikë kalanë Rozafa 

Kalaja Rozafa mirëpriti mbi një mijë të rinj shkodran të cilët në një mbrëmje ndryshe shijuan muzikën e ZA Fest Festival. Vlashent Sata, organizatori dhe artisti që nuk i mungoi skenës as në edicionin e 6-të të ZA FEST solli disa prej këngëve më të dashura për publikun.

Muzika e mirë përballë asaj komerciales do të triumfojë gjithmonë thotë këngëntari Sata i cili ka vendosur që ZA Fest të qëndrojë përgjithmonë në Shkodër.

Më përpara atmosfera u ndez nga Elina Duni, këngëtarja shqiptare e cila me artin e saj shëtit në shumë shtete të Europës. Në këtë rikthim pas 12 vitesh në Shkodër solli disa prej këngëve shkodrane përmes stilit modern të cilat janë pjesë e pandarë e repertorit të saj.
Duni e shijoi këtë koncert bashkë me grupin e saj muzikor.

Publiku i pranishëm përjetuan muzikën e lirë nën frymëzimin e legjendës së kështjellës të Rozafatit dhe thesareve të artit shqiptar.Në ZA Fest nuk munguan as turistët e huaj.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali thotë se Shkodra duhet të ketë edhe më shumë aktivitete kulturore të këtij niveli sepse ndikojnë në zhvillimin ekonomik.

Natën e parë në kalanë Rozafa performuan edhe grupi muzikor Lylit. ZA Fest do vijojë natën e dytë me artistë të huaj duke i dhuruar Shkodrës dy mbrëmje që synojnë promovimin e vlerave të artit të vërtetë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Related posts

VIDEO/ Projekti i parkut Buna/ Kandidati socialist i Shkodrës, Benet Beci: Qytetit do t’i shtohet porti…

”Prokurorët nuk njohin Kushtetutën”, Topalli: Po analizojmë mënyrën e përgjigjes, është betejë politike…

Benet Beci ndan videon: Të rinjtë kanë nevojë për mundësi, për hapësirë, për besim…