Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Shkodër, po kryenin punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 5 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Po kryenin punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 5 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:L. C., pasi është konstatuar se po kryente punime ndërtimi pa leje, në 2 objekte, në Theth, edhe pse ishte proceduar penalisht më parë për punimet në këto objekte;

Rr. Zh., banues në Theth, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., G. Gj., të dy banues në fshatin Pistull, dhe M. N., banues në fshatin Paçram, pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Ndërpritet finalja e kampionatit të basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes, nuk mungojnë ofendimet dhe sendet nga tifozët

Bashkia Shkodër i përgjigjet Erion Velisë me një deklaratë për shtyp…

Autostrada Muriqan–Lezhë/ BE, 255 mln euro për korridorin adriatiko-jonian…