Shkodra Post
Kronika

EMRAT/ Gjenden fara kanabisi, armë dhe radio policie, dy të arrestuar në Shkodër…

Dy persona u arrestuan nga policia e Shkodrës, ndërsa u sekuestruan 1100 fara cannabisi, 1 armë gjahu, 20 fishekë, 2 radio si të Policisë dhe 1 automjet. Operacioni i koduar “Gjurmimi” përfundoi me arrestimin e shtetasve, Agron Doçaj dhe Liridon Gjoka.

NJOFTIMI I POLICISE:

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Agron Docaj, 34 vjeç dhe Liridon Gjoka, 32 vjeç.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 32-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

I zhdukur rreth 1 vit më parë, SPAK bën lëvizjen e papritur ndaj Ervis Martinajt…

Humb jeten turistja gjermane në Dukagjin, ra në greminë duke vizituar “Shpellen e Harapit”…

Shkodër/ Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja…