Shkodra Post
Kronika

Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë…

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. T., 30 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Z. G., banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi në biznesin e tij (hotel), në fshatin Pulaj-Plazh, pa leje përkatëse;

-M. G., 33 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi ka vënë muzikë në lokalin e tij, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, dhe si pasojë ka prishur qetësinë publike në zonë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. E., banues në fshatin Mali Hebe, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;

-një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja A. S., 40 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Nga përplasja, është dëmtuar lehtë 40-vjeçarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Na ka trishtuar thellë! Benet Beci reagon për vdekjen tragjike të eskavatoristit në rrugën e Dukagjinit…

EMRI/ Forcat RENEA arrestojnë 32 vjeçarin e shumëkërkuar në Shkodër…

Nje shperthim i fuqishem trondit qytetin e Shkodres, objektiv nje inspektor taksash…