Shkodra Post
Kronika

Shkodër/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale…

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., 38 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, pasi mbante një dokument identifikimi, të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. B., 27 vjeç, banues në Pukë, rezident në Angli, pasi ka kanosur një shtetas, duke i dërguar mesazhe në celular;

O. H., 38 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka vendosur një pajisje gjurmuese (GPS), në automjetin e bashkëshortit të saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

-E. K., 44 vjeç, K. F., 39 vjeç, A. M., 45 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe B. F., 28 vjeç, të gjithë banues në Shkodër, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. Gj., 64 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasja K. B., 72 vjeçe, pasagjere në automjet;

-A. G., 18 vjeç, banues në fshatin Sterbeq, Malësi e Madhe, pasi në aksin rrugor “Shkodër – Hani Hotit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë;

-J. Ç., 17 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Arrestohet 30 vjeçari në Muriqan, iu gjetën në automjet lëndë narkotike…

VIDEO/ Forcat e policisë parandalojnë vrasjen në Vau Dejës…

Arrestohen 4 shkodranë po transportonin me furgon 29 emigrantë për të kaluar ilegalisht drejt BE-së…