Shkodra Post
Kronika

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, ngjarja pranë “Dollarit”…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi Aleksandër Curaj, 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.

Related posts

Humb jetën 14 vjeçari në Barbullush, ra në kontakt me rrymën elektrike…

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ish-dhëndri vret njerëzit e gruas…

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit