Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Aksident i rëndë në fshatin Zues të Shkodres, plagosen tri femra, shoferja akoma e bllokuar brenda mjetit…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related posts

Mbytet një 20 vjeçar në plazhin e Velipojës…

Si sot, më 15 gusht 1997 në Romë të Italisë u nda nga jeta kompozitori Çesk Zadeja…

Spahia me studentët e Departamentit “Brain Gain”, dhurojnë libra për bibliotekën “Marin Barleti”…