Shkodra Post
Sociale

Rruga “Komani” mes gropave dhe baltës/ Prej shumë vitesh ky segment nuk ka pasur asnjë investim

Rrugët dytësore në qytetin e Shkodrës po vuajnë mungesën e investimeve duke u lënë kështu në harresë

Në të gjithë gjatësinë e saj rruga “Komani” në lagjen “Partizani” është totalisht me gropa, që këto ditë me shi janë mbushur te gjitha me ujë.

Të zhytura mes baltës, gropave me ujë ajo është kthyer në një shqetësim pwr banorët e zonës .

Banorët jashtë kamerave thonë se prej 30 vitesh  nuk ka pasur asnjë investim ndërsa në këtë segment me gjatësi rreth 200 m mungojnë edhe kanalizimet

Banorëve të  rrugës “Komani” shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet, por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.

Related posts

Nis rehabilitmi i pallateve në “Rus”/ Po punohet për transformimin e fasadave të pallateve në sheshin “Hafiz Sabri Koçi”…

Parkimet dyshe shkak për trafikun në Shkodër/ Parkimet dyshe në rrugët e qytetit vijojnë të jenë një problem shqetësues…

Transformohet ish shkolla Veterinare në Shkodër/ Merr jetë qendra “Xixellonja”…