Shkodra Post
Sociale

Nis rehabilitmi i pallateve në “Rus”/ Po punohet për transformimin e fasadave të pallateve në sheshin “Hafiz Sabri Koçi”…

Puna për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në qytetin e Shkodrës po vijon .

Krahas rikonstruksionit që po bëhet në hyrje të qytetit në bulevardin “Zogu i Parë” , prej disa ditësh po punohet edhe në sheshin “Hafiz Sabri Koci” në lagjen “ Rus” ku po rehabilitohen tre pallate

Qytetarët i vlerësojnë këto punime ndërsa kërkojnë që të ndërhyhet edhe në pallate të tjera në qytet

Investimi parashikon sistemimin e tarracave, ku përfshihen  të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin gjithashtu sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut, veshjen e fasadës me sistem kapot,  veshje me polisterol, kornizim dritaresh dhe bojatisje.

Punimet  do të kryhen 100% me buxhetin e shtetit për një periudhë kohore 12 mujore.A

Nga ky investim do të ndërhyhet në 9 pallate në rrugën “Europa”, dhe 46 të tjera në Bulevardin “Zogu I”.

Related posts

Gruda, fshati pa ujë/ Banorët: Kemi humbur shpresën tek institucionet…

Shtyllat elektrike të amortizuara afër banesave/ Banorët e lagjes Dobraç i Ri: Na rrezikohet jeta nga shtyllat dhe telat e korentit…

Prej 54 vitesh Besnik Sahatçija ushtron zanatin e orëndreqësit…