Shkodra Post
Kronika

Aksidentoi për vdekje një përson dhe u largua nga vendi ngjarjes, policia e Shkodrës arreston 31 vjeçarin…

Shkodër/ Identifikohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari, i cili rreth mesnatës, përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, një këmbësor 68 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Sekuestrohet automjeti tip “Peugeot” që drejtonte i arrestuari, kur ndodhi aksidenti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë së një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, i cili ndodhi rreth mesnatës dhe pati si pasojë humbjen e jetës së shtetasit M. P., 68 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi shtetasin M. P. (këmbësor), shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

U plagos nga një 21 vjeçare, policia e Shkodrës reagon për ngjarjen në Vau Dejës…

Një 32 vjeçar paraqitet në spitalin e Shkodrës i plagosur me armë zjarri…

EMRI/ “Blindohet” Shkodra, policia dhe RENEA arrestojnë 43-vjeçarin që terrorizoi banorët, detajet…