Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Shkoder/ Blloku i pallateve pranë rrugës “Isuf Sokoli” do të transformohet tërësisht…

Blloku i pallateve pranë rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër do të transformohet tërësisht. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, është takuar gjatë ditës së sotme me banorë të këtij blloku pallatesh ku është prezantuar edhe projekti që do të transformojë tërësisht këtë zone.

Banorët janë shprehur të kënaqur me këtë investim, i cili është I pari pas 30 vitesh për këtë zone.

Investimi që bëhet me fondet e bashkisë Shkodër kap vlerën e 70 milion lekëve të reja me tvsh, ndërkohë që ndërhyrja përfshin rikonstruksionin e plotë të sheshit, rrjetin e ujërave të bardha dhe të zeza, fasadat e pallateve, ndriçimin dhe kënde lojërash për fëmijët. Puna për nisjen e punimeve pritet të nis për një muaj ndërkohë që kohëzgjatja e punimeve është përllogaritur për rreth 6 muaj.

Related posts

Kryebashkiaku Spahia pret baskebollistet e reja të Vllaznisë që u shpallen për të katërten herë radhazi kampion…

Oficerë policie në çdo shkollë, ministrja e arsimit tregon si do të funksionojë…

VIDEO/ Projekti i parkut Buna/ Kandidati socialist i Shkodrës, Benet Beci: Qytetit do t’i shtohet porti…