Shkodra Post
Uncategorized

Përdorte lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 55-vjeçari në Shkodër…

Shkodër/ Kishte vënë në dispozocion lokalin në pronësi të tij, për organizimin e lojërave të fatit, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë lokal.

Sekuestrohen 3 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente në të cilat dyshohej se organizohej kjo veprimtari.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “10 Korriku”, është evidentuar një lokal i përshtatur për organizimin e basteve sportive me anë të celularëve.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 55 vjeç, pronari i lokalit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 53 vjeç dhe Z. S., 40 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

How to pick the Best Netflix VPN

Bardh Spahia ndan një pjesë nga intervista me Grida Dumën në Top Channel…

Bardh Spahia takim me të rinjtë shkodranë…