Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Policia e Shkodres njoftim zyrtar për arrestimin e 43 vjeçarit…

Shkodër/ Qëllonte me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe 2 grupe të RENEA-s dhe të FNSh Shkodër.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit kalashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bardhaj ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, bashkë me shërbime të FNSh Shkodër, për të verifikuar rastin.

Nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët.

Në ndihmë të Policisë lokale shkuan dhe dy grupe të RENEA-s.

Si rezultat i kontrolleve në territorin e fshatit, pas disa orësh, u kap shtetasi B. M., 43 vjeç, që kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

E BUJSHME / Efektivi i POLICISË shoqëroi vrasësit e Brilant MARTINAJT dhe dy miqve të tij, i ndihmoi edhe të largoheshin…

Lorenco Vila i Teutës: Të fitojmë katër ndeshjet tona, pastaj do të shohim si do të…

Kumbari i Madh / 15 arsye pse mafia shqiptare bën ligjin në Ekuador, kush janë bosët…