Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Dy të arrestuar në Shkodër, kapen me lëndë narkotike në makinë…

DVP Shkodër/Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Tentuan të largoheshin kur panë automjetin e Policisë, pasi kishin lëndë narkotike në automjet, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri).

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kanabis, automjeti dhe 2 celularë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në terren, për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar në fshatin Grudë, një automjet të ndaluar. Sapo ka parë automjetin e Policisë, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por falë veprimeve të shpejta operacionale të punonjësve të Policisë është bërë ndalimi i automjetit.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, poshtë sediljes së pasagjerit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Automjeti tip “Ford” dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatet celularë të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Tatimet shpërndajnë videon: Kujdes! Ja si po mashtrohen bizneset…

Policia e Shkodrës shpall në kërkim 5 përsona për vrasjen e 33 vjeçarit…

Banesa shkodrane e familjes “Idriz Dallnesi”…