Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Fshati Zogaj në veri të Shqipërisë, i njohur për peshkim…

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Fshati Zogaj, 3-4 km përtej Shirokës, Shkodër, është i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër dhe veçanërisht për klimën alpine.

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionale, traditë e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuar nga turistët.

Zogaj është i njohur jo vetëm për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër dhe klimën alpine, por dhe për gatimet tradicionale. Këtu mund të gjeni tavën e famshme të krapit, gatimin tradicional të këtij peshku, të cilin banorët e ruajnë me fanatizëm.

Kjo zonë të jep shumë mundësi argëtimi, sepse ka ujëra të pastër dhe një natyrë të paprekur.

Plazhet e zonës që janë publike, skela që shërben si trampolinë, varkat që mund të merren me një çmim simbolik për të lundruar dhe shtëpitë e vjetra që mund të shërbejnë si bujtina janë atraksionet dhe mundësitë ideale për të bërë pushime të lira dhe të mrekullueshme.

Related posts

Plagosje me thikë në lagjen Rus të Shkodrës…

Benet Beci uron mirëmëngjes me pamjet e Moleve të përfunduara në Liqenin e Shkodrës…

Vllaznia, me 2 mungesa të rëndësishme ndaj Egnatias