Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Një çezme që “shpëton” banorët e Nënshkodrës/ Banorët bëjnë kilometra për të siguruar ujin e pijshëm…

Kjo çezmë në anë të rrugës së Bërdicës është shumë e rëndësishme për banorët e zonës së Nënshkodrës.Kjo për faktin se është i vetmi burim ku ata e sigurojnë ujin e pijshëm duke e mbushur në bidona dhe shishe plastike, pasi që me permbytjet e vitit 2010–2011 rrjeti i ujësjellësit ka dalë jashtë funksionit.Banorët bëjnë kilometra të tëra vajtje-ardhje, sikurse nga Trushi, Dajçi dhe Velipoja për të mbushur ujë në këtë burim.

Janë qindra familje të fshatrave të Nënshkodrës, sidomos të njësisë administrative Bërdicë dhe njësisë së Dajçit, të cilat kanë 10 vjet që nuk furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi, pasi përmbytjet i shkatërruan tubacionet. Disa herë edhe ish– komunat, aktualisht njësitë administrative e kanë ngritur këtë shqetësim, por akoma edhe sot e kësaj dite, nuk ka një projekt për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në këto zona.

Related posts

I plagosur me thikë, mbërrin në spitalin e shkodres një përson…

Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Britani 3 persona, mes tyre porositësi Edmond Haxhia…

Asllani: Të çojmë Shqipërinë në Europian. Këtë lojtar të kombëtares kam si model