Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim nga operacioni “Alpe të pastra”

Shkodër/Hetime dhe veprime policore intensive, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”.Kishte kultivuar 245 bimë, në fshatin Pepaj, në 4 miniparcela që u shkatërruan më datë 09.08.2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”, lokalizohet dhe ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim.I ndaluari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve procedurale, të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të të gjitha fazave të operacionit anticannabis të koduar “Alpe të pastra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. C., 33 vjeç, banues në fshatin Pepaj, Shkodër.Nga hetimet rezulton se 33-vjeçari, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, është autor i kultivimit të 245 bimëve narkotike cannabis sativa, të asgjësuara më datë 09.08.2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”. Këto bimë narkotike u gjetën të kultivuara në 4 miniparcela rreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Pepaj.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔#tëvendosurkundërkrimit✅#nëçdoskajtëvendit🇦🇱#nëshërbimtëqytetarëve👮🤝🙍️️

Related posts

Kryebashkiaku Spahia: Shkodra nuk ka bërë kurrë kompromise mbi të ardhmen e saj…

VIDEO/ Kristian Shkreli: Të bashkuar për të çuar përpara zhvillimin e Vau Dejës…

Kristi debaton me Olten: Mos bëj luftë si burrë, por si femër! Aktorja: Jeni frikacakë! Jam më burrneshë se ju…