Shkodra Post
AktualitetSport

Teuta mund të sigurojë matematikisht objektivin e sezonit ndaj Vllaznisë

Java e 33-të e Superiores është një javë shumë deçisive për sezonin e Teutës.

Durrsakët do të sfidojnë në Shkodër Vllazninë dhe një fitore e mundshme do të sillte edhe sigurimin matematikisht të mbijetesës në Superiore.

Teuta ka kaluar një sezon mes shumë vështirësive duke u gjendur shpesh herë në vendet e fundit të renditjes por në 2 fazat e fundit kanë kthyer përmbys gjithçka dhe janë shumë pranë shpëtimit të sezonit.

Në vendin e 6-të me 42 pikë, Teuta është plot 9 pikë larg Bylisit të vendit të 8-të që të zbret direkt në të Parën. Nëse pas kësaj jave, ruhet përsëri kjo distancë pikësh, Teuta do të dalë zyrtarisht nga gara për rënien direkte nga Kategoria.

Me 9 pikë të mbetura në 3 ndeshjet e fundit mjaftojnë pasi në përballjet direkte Teuta – Bylis, durrsakët kanë 1 fitore dhe 3 barazime. /newsport.al

Related posts

Këshilli ndërfetar në Shkodër/ “Nese jemi bashkë, mund të përballojmë çdo sfidë”…

Një shkodrane për parlamentin e Lombardisë/ Vasenka Rangu Leka, prej vitesh kontribuon në fushën e diplomacisë publike…

Sherr mes të rrinjve në Shkodër, plagosen 3 vetë, njëri në gjendje të rëndë…