Shkodra Post
AktualitetSport

Rasti në Egnatia-Vllaznia, Zajmi: Ishte karton i kuq, nuk e kuptoj pse e ndryshoi Jorgji

Ish-gjyqtari, Uvil Zajmi, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli për rastin e dyshimtë në ndeshjen mes Egnatias dhe Vllaznisë, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, kur Çoba në minutat e para pas një ndërhyrje të ashpër, u ndëshkau me karton të kuq, por vendimi u ndrysha nga arbitri Enea Jorgji, pas konsultimit me VAR.

Zajmi deklaroi se rasti ishte karton i kuq dhe nuk ka diskutime për këtë, ndërsa shtoi se nuk e kupton pse Jorgji e ndryshoi vendimin.

“Jorgji nuk gaboi në vendimin e fushës. Ishte karton i kuq ai i Çobës. Unë gjykoj që ishte karton i kuq. Duhet t’i qëndronte vendimit të fushës.

Jorgji nuk gaboi në fillim. Në të tilla raste arbitrat marrin vendime dhe nuk kanë vendojë për VAR. Kur është karton i kuq, nëse nuk është ky?! Është gati për t’i thyer këmbën. Është një nga ndërhyrjet më të rënda.

Nuk e kuptoj pse e ka ndryshuar vendimin pasi e pa në VAR. Arbitri duhet të mbante vendimin e fushës. Nuk justifikohet se ishte në fillim të lojës. Nuk diskutohet se ishte karton i kuq. Më vjen keq për Jorgjin, sepse nuk ka lidhje minuta, sepse ka pasur raste, kur kartoni i kuq është dhënë që në sekondat e para.

Është edhe përgjegjësi e VAR-it, që e thërriti. Arbitri duhet t’i qëndronte vendimit të tij, për ndëshkimin me karton të kuq. Është një rast i pastër, nuk ka nevojë për koment.”

Related posts

WhatsApp, sjell një veçori që do t’ju lejojë të përdorni të njëjtin numër në shumë telefona…

Kryebashkiaku Spahia pret ambasadorin e OSBE, në fokus Shkodra dhe zhvillimet në vend…

E FUNDIT/ Ndryshon çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina…