PKK Muriqan
Tentuan të dilnin nga vendi ynë, me sasi lënde narkotike cannabis sativa, me vete, arrestohen 2 shtetas nga Kosova.
Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasit N. K. dhe D. M., të cilët lëviznin me automjetin tip “Volkswagen”.
Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit N. K. dhe D. M., të dy 19 vjeç dhe banues në Prizren, si dhe sekuestruan sasinë e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.